spot_img
spot_img

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj do të bëhen prindër për herë të tretë?

spot_img

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, një nga çiftet më të dashura të skenës muzikore shqiptare, shpesh ndajnë momente të veçanta nga jeta e tyre personale me ndjekësit në “Instagram”.

Së fundmi, çifti ka publikuar video festive, duke treguar se atmosfera e festave ka mbërritur edhe në shtëpinë e tyre.

Në imazhet e ndara, Miriami shfaqet me një fustan të bardhë elegant, që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve për një detaj të veçantë, raporton Kryefjala.

Barku i saj i rrumbullakosur ka ngjallur dyshime dhe spekulime mes fansave, të cilët po pyesin nëse familja Skënderaj-Cani është në pritje të një lajmi të bukur.

Mos ndoshta Miriami është në pritje të ëmbël për herë të tretë?

Lajmet e fundit