spot_img
spot_img

Mjafton kafshëria në rrugë, mos na e shpifni edhe me protestat

spot_img

Në Kosovë ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një vajzë 11-vjeçare është përdhunuar nga pesë persona.

Për këtë, në Prishtinë u organizua një protestë.

Protestë për këtë ngjarje u organizua edhe në Tiranë.

Por nëse hapje faqet e portaleve, vështirë se e merrje vesh përse protestohej.

Në tituj lexohej vetëm kush VIP kishte marrë pjesë në protestë dhe pse u zunë nja dy nga këto vajza VIP, të cilat për pak u përleshën për autorësinë e protestës.

A thua se po organizonin ndonjë shou dhe duhej të dihej autori i programit.

Mirë bëjnë që protestojnë në fakt, por herë tjetër ndoshta do të bënin mirë që të tregoheshin më modeste dhe të mos përpiqen të përfitojnë nga fatkeqësia e të tjerëve.

Lajmet e fundit