10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Vildane Zeneli rrëfen betejën e së motrës me kancerin: Kemi ende shumë punë për të bërë, por…

    Modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli ka rrëfyer se motra e saj ka fituar betejën me kancerin.

    Ajo ka rrëfyer se pas 9 muajsh luftë me sëmundjen e rëndë, e motra ka përfunduar kimioterapinë.

    Vildane Zeneli shkruan se sot është dita më e lumtur për të dhe familjen e saj, edhe pse kanë edhe shumë punë për të bërë.

    “Përfundoi kimioterapia! Jam shumë krenare për motrën time! Pas 9 muajsh që betejë me kancerin, mastektominë dhe 16 kimioterapi, ajo i ra ziles sot! Kemi ende shumë punë për të bërë, por kjo është dita më e lumtur e vitit për mua dhe familjen time”, shkroi ajo.

    Ndërkohë postoi edhe një imazh të së motrës para se të diagnostikohej me kancer, dhe u shpreh: Kaq krenare për ty, mezi pres të të shoh sërish kështu”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit