spot_img
spot_img

Modelja paguan 3 mijë dollarë një badigard ta shoqërojë në palestër: Më ngacmojnë

spot_img

Palestra është kthyer në një nga vendet më të rëndësishme për njerëzit ne dakadat e fundit, jo vetëm për t’u stërvitur, por edhe për shëndetin mendor.

Ndaj, gjithmonë e më shumë, edhe në Shqipëri, ato po frekuentohen masivisht.

Por jo gjithmonë është kaq e lehtë të shkosh në palestër, sidomos kur je femër.

Monica Huldt, 37 vjeç, e cila jeton në Arizona, ka habitur rrjetin, pasi deklaroi se do të punonësojë një badigard për të qenë me të në palestër.

Arsyeja? Ngacmimet e shumta që modelja merr në palestër.

Ajo thotë se shkon pesë herë në javë në palestër dhe në të gjitha rastet, e ngacmojnë me komente apo shikime.

“Stërvitja dhe ushtrimet janë shumë të rëndësishme për mua pasi e bëj jo vetëm për shëndetin tim fizik, por edhe për mirëqenien time mendore”, thotë Monica, e cila është e gatshme të paguajë plot 3 mijë euro në muaj një badigard, vetëm që ta shoqërojë në palestër.

Modelja me origjinë polake më pas tregoi një rast kur një burrë i kërkoi numrin e saj të telefonit.

“Për shembull, një herë po shikoja telefonin tim një ditë dhe një burrë erdhi tek unë dhe më tha, ‘Mos u mundo të më dërgosh mesazhe, nuk e kam telefonin me vete’.

Unë u përgjigja duke i thënë se nuk po i dërgoja mesazhe, dhe më pas ai më pyeti nëse doja t’i shkruaja”, tregon ajo.

E ndërsa i vlerëson komplimentet që i bëhen 37-vjeçarja vuri në dukje se ajo thjesht dëshiron të jetë në gjendje të ketë pak kohë për veten për t’u ndjerë rehat.

“Më bën të ndihem mirë kur e di se ata më shohin, por shumicën e kohës thjesht dua të mbetem vetëm”, tha ajo.

Epo, është hall edhe ky!

Lajmet e fundit