Moderatorja Dajana Shabani ka kritikuar gratë dhe vajzat që festojnë 8 marsin.
Drejtuesja e programit D-Night thotë se është hipokrizi dhe fallcitet çdo festë e lidhur me këtë ditë.
Dajana Shabani: 8 Marsi nisi si një protestë dhe sigurisht duhet të jetë paqësore dhe minimumi për të kërkuar të drejtat tona si gra.
Megjithatë, në këtë 8 Mars të mos jemi fallco dhe të mos jemi hipokrit se këtë ditë dua t’ua uroj të gjitha grave dhe vajzave që janë pa zili, janë jo hipokrite, që nuk na e shesin moralin ndërkohë që janë të pamoralshme vetë.
Ua uroj të gjitha vajzave të bukura, të gjitha vajzave të realizuara, atyre që janë të forta e nuk janë thyer asnjëherë, të cilat nuk përflasin nga mëngjesi deri në darkë për keq gjininë e njëjtë, sepse të bësh sikur uron 8 Marsin, ndërkohë që ke një super zili për gjininë tënde kjo më bën të vjell.
Të urosh 8 Marsin, ndërkohë që ti kapesh për flokësh me gjininë tënde për një mashkull, kjo më bën të vjell!