spot_img
spot_img

Moment tensioni në koncertin e Don Xhonit në Gjakovë, videoja përhapet me shpejtësi në rrjet

spot_img

Një episod i papritur gjatë koncertit të Don Xhonit në Gjakovë është kthyer në një nga videot më të shpërndara në rrjetet sociale.

Reperi, i cili po vazhdon serinë e performancave pas publikimit të albumit të tij më të ri, u përball me një situatë të tensionuar gjatë mbrëmjes, pasi një person nga publiku duket se e provokoi. Në pamjet që qarkullojnë në TikTok nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin.

Në reagim e sipër, Don Xhoni hodhi pijen që mbante në dorë në drejtim të personit. Menjëherë pas kësaj, në skenë u afrua edhe vëllai i tij, Leonardi, por reperi ndërhyri për ta qetësuar situatën, duke shmangur çdo përshkallëzim të mëtejshëm.

Pavarësisht momentit të pakëndshëm, performanca vijoi pa ndërprerje dhe artisti e vazhdoi koncertin normalisht.

Pamjet e incidentit janë bërë virale në rrjetet sociale, ku kanë nxitur diskutime dhe reagime të shumta nga ndjekësit.

Lajmet e fundit