16.5 C
Tirana
E hënë, 13 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Monika Kryemadhi: Unë dhe Ilir Meta kishim vendosur të largoheshim nga politika, ja pse ndërruam mendje

    Monika Kryemadhi zbuloi në emisionin Now në Euronews Albania se ajo dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti Ilir Meta kishin menduar të tërhiqeshin nga politika.

    Ish-kryetarja e LSI tha se ishin disa sekrete që Meta nga pozicioni i presidentit kishte parë, ato që ua kishin kthyer mendjen.

    “Meta nga pozicioni i presidentit ka parë shumë gjëra që shkojnë përtej dijenisë time, që janë sekrete dhe kanë të bëjnë me Shqipërinë.

    Kishim menduar të dilnin për t’ia lënë vendin një elite të re politike për të cilën shoqëria shqiptare nuk është ende gati.

    Një të riu i duhet të paktën 300 mijë euro të promovohet në politikë. Unë po të dua gjej 3 mijë njerëz me nga 100 euro dhe i gjej.

    Si mundet një grua  e re të përballet me një kandidat të Ramës që vjen me para droge, me armë dhe infrastrukturën policore.

    Ilir Meta ka parë që ka ky furnizim i krimit të organizuar vinte nga shitjet e onturazhit sekret të shtetit shqiptar”, tha Kryemdhi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit