Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka treguar detaje nga takimi mes presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Berisha. Sipas saj, ata janë takuar në Pallatin e Brigadave, por sqaron se takimi nuk është bërë në emër të LSI-së.
Ajo argumentoi se kishte kohë që diskutohej nje lloj marrëveshje, pasi kandidatëve të Berishës nuk ia mundesonte kodi zgjedhor.
Kryemadhi hodhi akuza ndaj Bashës, duke thënë se ai firmoste për të humbur kauzat e opozitës, duke theksuar se LSI donte ta bente kryeministër, por vetë Basha nuk donte.
“Në dijeninë time Meta nuk e ka takuar në emër të LSI zotin Berisha. Edhe unë nga mediat e kam marrë vesh që janë takuar në mes të ditës në Pallatin e Brigadave dhe e kanë bërë vetë të qartë takimin e tyre.
Kishte kohë që diskutohej, sepse kodi zgjedhor nuk ja mundësonte.
Është krijuar ideja që politikanët duhet të firmosin për të fituar diçka, shembulli më i mirë ka qenë Basha firmoste diçka për të humbur kauzat e opozitës dhe për të fituar diçka për vete. Ne donim ta bënim Bashën kryeministër, por ai nuk donte të bëhej”, tha Kryemadhi për “Opinion”.
E pyetur nëse Meta ka negociuar me Berishën, Kryemadhi sqaroi: “Jo, absolutisht Meta nuk i ka dhënë garanci në emër të LSI-së. Shoqëria shqiptare është mësuar me politikanë shqiptarë që tjetër gje predikojnë paradite dhe tjetër nënshkruajnë natën. Ne zgjodhëm atë grup deputetësh dhe atë institucion që quhet primare. 6 kandidatët e rithemelimit kanë hyrë në primare”.