4.5 C
Tirana
E diel, 26 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Mos vallë miqësia juaj ka marrë fund? Shenjat që e tregojnë

    Disa miqësi zgjasin gjithë jetën dhe shuhen ngadalë. Kështu funksionon jeta, ndonëse na dhemb t’i japim fund një miqësie me të cilën mund të kemi lidhur disa nga kujtimet tona më të bukura.

    Por si e dimë se kur është koha për ta lënë pas një miqësi?

    Këshilltarja e shëndetit mendor, Suzanne Degges-Ëhite, PhD, na jep disa udhëzime.

    1. Bisedat janë të nxituara ose sipërfaqësore: 

    Miqësitë e shëndetshme bazohen si në biseda të vogla ashtu edhe në biseda domethënëse. Por në një miqësi që po merr fund humbet fillimisht komunikimi. Ata i lënë vendin heshtjeve të sikletshme dhe dialogëve sa ‘për të thënë’.

    2. Jetët tona po evoluojnë ndryshe dhe asnjëra prej nesh nuk është veçanërisht e prirur të gjejë kohë për një takim:

    Një nga arsyet më të zakonshme që një miqësi prishet është sepse, thjesht, ne shkojmë në rrugë të ndryshme. Për shembull, mikesha jonë e dikurshme mund të vazhdojë të dalë deri në mëngjes, ndërsa ne kemi zgjedhur të jemi prindër. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se është fundi i miqësisë, por nëse asnjëri prej nesh nuk duket i gatshëm ta mbajë atë në rrethanat e reja, mund të jetë koha për të thënë lamtumirë.

    3. E ndjejmë gjithnjë e më fort se jemi të vetmit që përpiqemi për këtë miqësi:

    A jemi ne, për shembull, ata që iniciojnë gjithmonë bisedat virtuale apo që kërkojmë takime? A është vetëm njëra prej nesh duke ndarë detaje të jetës personale? Një miqësi e shëndetshme bazohet në reciprocitet, përndryshe merr fund.

    4. Na mungon motivimi për të kapërcyer këtë periudhë “krize”: 

    Edhe miqësitë më të forta mund të testohen p.sh. nga një keqkuptim ose një grindje, por nëse durojnë, të dyja palët do të përpiqen të korrigjohen. Por nëse mendojmë se thjesht nuk “ia vlen” të bëjmë atë që duhet për të mbajtur një miqësi, mund të jetë koha ta lëmë atë vërtet pas.

    5. Nuk na mungon, nuk ndjejmë dëshirën për të komunikuar: 

    Ka periudha kur të gjithë jemi të zënë, p.sh. nga puna apo familja jonë, sado herët a vonë do të na mungojë miqtë tanë, do të ndjejmë nevojën të shkëmbejmë edhe një mesazh, të dimë të rejat e tyre dhe të ndajmë diçka tonën, pak a shumë të rëndësishme. Përndryshe, miqësia jonë ka marrë fund.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit