Pas largimit të Adit nga ferma, Moza është parë duke u shfaqur gjithnjë e më e afërt me kujtimet e tij, duke i dedikuar gjeste dhe fjalë që kanë ngritur dyshime te fermerët për një lidhje më të thellë se miqësia.
Në një moment të veçantë, ajo është shfaqur e veshur me bluzën e Adit, të cilën ka treguar se e kishte mbajtur të fshehur dhe tani që ai nuk është më pjesë e fermës, e përdor si një mënyrë për ta ndjerë më pranë.
Këto sjellje janë interpretuar nga të tjerët si shenja ndjenjash romantike, ndërsa Moza, e pyetur për situatën, ka reaguar pa hezitim:
“Çfarë të keqe ka? Është diçka e bukur. E vlerësoj që e keni kthyer në një kujtim të tillë. Më mungon… dhe ai ka thënë se Moza Ahmeti është dashuria ime. Ai është këtu, në zemrën time. Unë eci në aura të çuditshme.”



