spot_img
spot_img

“Mund të largohesh që tani” – Gazetarja përzë nga studio Albatros Rexhajn, pas sherrit për Ramën

spot_img

Intervista e kryeministrit Edi Rama me gazetaren dhe moderatoren Sidorela Gjoni, pak ditë më parë, është bërë shkak që kjo e fundit të përplasej sot në emision me analistin dhe shkrimtarin Albatros Rexhaj, i cili ishte kundër mënyrës sesi intervista është trajtuar.

Biseda është tensionuar aq sa Rexhaj i ka thënë në transmetim të drejtpërdrejt moderatores se ai nuk mund të lejonte që të bullizohej prej saj, njëlloj siç ndodhi me kryeministrin, por më mirë largohej. Menjëherë, moderatorja i tha se ai mund të ikte nga studio.

Albatros Rexhaj: Ti Sidorela në atë intervistë e bullizove fund e krye kryeministrin. Ti pate momentin tënd aty dhe e shfrytëzove. E bullizove me deklarata, me fjalë dhe ai të qëndroi ty aty.

Sidorela Gjoni: A mund të më thuash cila ishte fjala më e rëndë në atë intervistë?

Albatros Rexhaj: Do bëjmë emision të veçantë për të zbuluar cila ishte fjalia më e rëndë. Ai ndenji urtë, ti e bullizove. Po tani hall të flasësh e hall mos flasësh…

Sidorela Gjoni: Bullizmi nuk ka kuptimin e fjalës që thua ti. Unë nuk e kam komentuar dhe nuk kam thënë asgjë për atë intervistë.

Albatros Rexhaj: Prit tani të të them një fjalë tjetër.

Sidorela Gjoni: Jo nuk do flasësh sepse do të të drejtoj unë pyetje njëherë.

Albatros Rexhaj: Do flas sepse ndryshe nuk vi më këtu.

Sidorela Gjoni: Po ti mund të largohesh që tani. Albatros mund të largohesh që tani.

Albatros Rexhaj: Do iki por do them një fjalë…

Sidorela Gjoni: Mund të largohesh që tani.

Albatros Rexhaj: Po patjetër që tani. Mirupafshim bullizuese. (Çohet nga studio dhe pengohet )

Sidorela Gjoni: Avash se mos rrëzohesh…

Albatros Rexhaj: Keni mjaftueshëm njerëz që e shajnë Ramën, Mua nuk më bëni dot. Problemin e kemi me njerëzit që mendojnë ndryshe. Mbushni studion me njerëz që vetëm e shajnë Ramën.”

Sidorela Gjoni: Albatros, unë e mbush studion me njerëz të ndryshëm që mendojnë ndryshe. Dhe faleminderit për shfaqjen fantastike televizive që më dhurove.

Lajmet e fundit