12.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Mungoi në spektaklin e Big Brother Vip, nuk e merrni me mend ku ndodhet Arbër Hajdari

    Arbër Hajdari mungoi në spektaklin e të martës në “Big Brother VIP” dhe opinionet atë natë i dha vetëm Zhaklin Lekatari. Arbana Osmani u shpreh se Arbri nuk ndodhej me ta për shkak të angazhimeve të veta, por sot ai ka zbuluar se ku ndodhet.

    Arbri ndodhet në Washington të Shteteve të Bashkuara për eventin “National Prayer Breakfast”. Nga atje opinionisti ka postuar foto me Mbretin e Jordanisë Abdullah II dhe princin Hussein.

    Por ndonëse larg Shqipërisë, Arbri nuk e ka humbur momentin e dasmës së Luizit dhe Kiarës dhe ka postuar një foto duke etiketuar faqjen e Big Brother.

    Pas reagimit të shumë personave publik nuk kishte si të mos reagonte edhe opinionisti i Big Brother Vip Albania, Arbër Hajdari që është opinionist në dy edicionet e këtij spektakli VIP që është mjaft i ndjekur.

    Arbri publikoi një foto të çiftit duke u puthur ndërsa etiketoi faqen zyrtare të Big Brother Vip Albania në Instagram, ku edhe në këtë faqe janë publikuar momente të shumta nga dasma ku padyshim morën shikime të shumta.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit