spot_img
spot_img

Mungonte prej disa kohësh, mbledhja Shqipëri-Kosovë sjell Lulzim Bashën në Kuvend

spot_img

Prej kohësh mungesë, ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha është rikthyer në Kuvend për mbledhjen e përbashkët të dy parlamenteve Shqipëri-Kosovë, që po mbahet në Tiranë me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë.

Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet i ulur bashkë me ligjvënës të tjerë të Partisë Demokratike dhe kolegë nga Kosova.

“Nisim sot mbledhjen e parë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës. Një moment i bukur dhe emocionues në prag të ditës së Pavarësisë dhe themelimit të Shtetit shqiptar” shkruan Basha.

Lajmet e fundit