Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka reaguar ashpër pasi ditën e sotme u zyrtarizua se përballë Sali Berishës, në zgjedhjet për kreun e PD-së, do të kandidojë mjekja Mereme Sela.
Në një postim në rrjetet sociale, Murrizi është treguar kritik ndaj lidershipit të PD-së, duke u shprehur se nuk ka nevojë për kandidat të “shpikur” dhe se kjo situatë është tallëse dhe fyese për shqiptarët.
“Sali Berisha nuk ka nevojë të shpikë kandidatë, për sa kohë që ai vetë mendon të jetë në garë për kryetar të PDSH. Prandaj, kushdo rreth tij që mendon se po i bën nder duke i ‘shpikur’ kandidatë artificialë, e dëmton procesin dhe u jep mundësi të gjithë kundërshtarëve të tallen me PD-në dhe demokratët”, shkruan ai.
Po ashtu, ish-deputeti, i cili ka kaluar 13 vite në opozitë, thekson se demokratët nuk kanë më forcë të përballojnë tallje të tilla.
Postimi i plotë i Murrizit:
Partia Demokratike nuk ka pse te tallet me veten dhe me demokratet
Nuk ka pse shpik kandidatura fallco nga hiçi per te thene qe ka “ rivalitet” apo gare mes “ kandidatesh”
Me gjith respektin qe kam per çdo demokrat apo demokrate qe aspiron per karrier ne politik nuk mund te jem fare dakort me formalizma hipokrite qe te rregjistrohet ne fleten e votimit per Kryetar te Partis Demokratike te Shqiperis nje qytetar apo qytetare qe nuk ka asnje “ grade” politike ne cv dhe qe nuk ka qen kurre as kryetar seksioni, grupseksioni, dege apo antar kryesie dege, sekretariate, keshill kombetar, kryesi e madhe, grup parlamentar
Statuti i PD nuk detyron qe duhet te kete patjeter kandidat dhe qe patjeter duhet te “ shpikim” kandidat artificial
Çdo kandidat apo kandidate,”laboratorik” apo i shpikur per te thene qe ka gare jo vetem qe e demton proçesin e zgjedhjes se Kryetarit te PDSH por eshte shum tallese, fyese dhe denigruese per kontributin e çdo DEMOKRATI
Sali Berisha nuk ka nevoj per te shpikur kandidat sa koh qe Ai mendon qe te jete ne gare per Kryetar te PDSH, prandaj kushdo rreth Tij qe mendon se po i ben nder duke i “ shpikur” kandidat artificial e demton proçesin dhe ju jep mundesi te gjith kundershtareve te tallen me PD dhe DEMOKRATET
DEMOKRATET kane 13 vjet ne opozite qe vuajne arrogancen e pushtetit te Rames
Nuk besoj qe kane takat te durojne nje tallje tjeter duke ju ofruar si “ kandidat” per Kryetar te PD anonim politik apo fallco kandidat



