16.5 C
Tirana
E hënë, 2 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Na ndihmoni”: Mesazhi i fundit i dëshpëruar nga një familje e shuar në mal

    Një inxhinier britanik i Snapchat dërgoi një mesazh të fundit të dëshpëruar përpara se ai dhe familja e tij të vdisnin në vapën prej 37 gradë në një shteg ecjeje në Kaliforni.

    Fatkeqësisht, për shkak të rrjetit të dobët, mesazhi nuk kaloi kurrë …

    Jonathan Gerrish, 45 vjeç, gruaja e tij Ellen Chung, 31 vjeçe, vajza e tyre 1-vjeçare Aurelia ‘Miju’ Chung-Gerrish dhe qeni i tyre Oski u gjetën të vdekur në një shteg këmbësorësh pranë lumit Merced gushtin e kaluar.

    Zyra e Sherifit të Qarkut Mariposa lëshoi ​​informacione të nxjerra nga telefoni celular i Jonathan Gerrish pas muajsh pune me një ekip mjekësh të FBI-së.

    Një mesazh i shkruar më 15 gusht pak para mesditës, drejtuar një personi, emri i të cilit nuk u bë i ditur, thuhet: “Na ndihmoni, ju lutemi”, dhe më pas: “Ne jemi pa ujë, është shumë nxehtë dhe jemi me foshnjën”, shkruan San Francisco Chronicle.

    Por zona kishte shërbim të dobët të sinjalit të telefonit celular dhe fatkeqësisht mesazhi nuk kaloi kurrë. Si dhe pesë telefonata me njerëz të ndryshëm, thanë hetuesit.

    Vdekja e tyre fillimisht i hutoi hetuesit.

    Rasti përfshiu më shumë se 30 agjenci të zbatimit të ligjit që ekzaminuan me kujdes – dhe përjashtuan – shkaqe të tilla si vrasje, goditje rrufeje, helmim nga uji i kontaminuar nga algat, miniera të braktisura që mund të lëshonin gaz toksik, droga ilegale dhe vetëvrasje.

    Vjeshtën e kaluar, hetuesit arritën në përfundimin se familja vdiq nga një goditje ekstreme e nxehtësisë. Temperaturat arritën pothuajse 40 gradë atë pasdite në terrene të pjerrëta malore, duke lënë familjen pa ujë.

    Një ekspert i mbijetesës, i cili ishte i përfshirë në këtë rast – por nuk u bë publik- përshkroi sesi çifti i ri ndoshta vdiq ndërsa përpiqej të shpëtonte vajzën e tyre të vogël.

    “Fatkeqësisht, besoj se ata u kapën të papërgatitur dhe pasi kuptuan situatën e tyre, vdiqën duke u përpjekur të shpëtonin fëmijën e tyre dhe njëri-tjetrin”, shkroi ai. “Kjo është një tragjedi e tmerrshme.”

    Zyrtarët gjetën trupat e familjes dy ditë pasi të afërmit raportuan zhdukjen e tyre. Ata ishin rreth katër kilometra larg makinës së tyre. Familja kishte me vete një rezervuar uji të zbrazët.

    Celulari u gjet në xhepin e Gerrishit dhe aty u gjetën gjurmë të pesë telefonatave në të, por familja nuk thirri ambulancën, tha zyra e sherifit. Thirrja e parë është bërë në orën 12.09. Duke filluar nga ora 12:35, familja ka bërë katër telefonatat e fundit radhazi. Megjithatë, asnjë nga thirrjet nuk kaloi …

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit