9.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “National Geographic”: Këtë verë suksesi u takon plazheve shqiptare

    Shqipëria vijon të bëjë jehonë në mediat e huaja që plazhet shqiptare i kanë renditur këtë verë në krye të destinacioneve.“Këtë verë triumfi i plazheve i takon Shqipërisë ” e nis shkrimin media e rradhës “National Geographic” në gjuhën spanjolle që  e cilëson vendin tonë si parajsën e panjohur të Mesdheut.

    Përmes këtij artikulli ky rrjet televizv u rekomandon lexuesve  disa nga vendet më të mira për të pushuar.

    Shqipëria ka gjithçka për t’u bërë vendi më i lakmuar i turistëve për shkak të plazheve spektakolare sipas National Geographic. Për rivierën tonë përshkruan plazhet më të mira duke nisur nga plazhet e Ksamilit, Borshit, Gjipesë e për të ndaluar në ato të Dhërmiut, Jalës, Kakomesë, Porto Palermos e më pas në plazhin e Qeperaoit.

    Por përveç natyrës së mrekullueshme, një pjesë e saj shumë pak njihet nga turistët, e përmes këtyre artikujve padyshim njerëzit do kenë kureshtje të shtuar për kulturën dhe historinë e vendit tonë.

    E si në çdo media tjetër ndërkombëtare edhe këtu nuk lihet pa përmendur edhe gastronomia e pasur e vendit tonë. Kryeministri Rama ka shpërndarë artikullin në rrjetet sociale të cilin e quan një ftesë të parefuezueshme për të kaluar disa ditë në Shqipëri. Kryeministri informoi se vitin e kaluar, mbi 45 mijë turistët spanjollë që vizituan Shqipërinë ishin “surpriza” e tregjeve të reja turistike që po eksplorojnë vendin tonë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit