17.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ndahet nga jeta poeti i njohur Bardhyl Londo

    Poetët e duan tmerrësisht pranverën por poeti ynë Bardhyl Londo nuk priti.

    Iku na jeta këtë mëngjes dimri duke na thënë “Lamtumirë”, por duke na lenë pas mijëra vargje, dhjetra libra, miliona emocione.

    Bardhyl Londo nuk jeton më por pafund do mbetet gjallë emri i tij!

    Ai u nda sot nga jeta, pasi vuante prej disa kohësh nga një sëmundje.

    Bardhyl Londo lindi në vitin 1948 në Përmet. Studioi për gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Tiranës.

    Pas mbarimit të fakultetit ai punoi për disa vite mësues në Përmet dhe më pas për gazetën letrare “Drita”.

    Për disa kohë ka qënë kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve” (LSHA).

    Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit