24.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ndalohet nga policia çifti kryeministror Aleksandër dhe Dhurata Meksi

    Ish-kryeministri më djallëzor, hajdut e shkatërrues i Shqipërisë, Aleksandër Gabriel Meksi, prej 25 vitesh pas rrëzimit të pushtetit të tij kriminal, ka mundur të blejë heshtjen e mediave e reklamohet si “engjëll”, paçka se është bashkë- autor i Sali Berishës në krimet e viteve 1992-‘97.

    Aleksandër Meksi ishte në një mendje, veprim e përfitime me Sali Berishën në krijimin e piramidave, bashkautor i rrëmbimit të Remzi Hoxhës, grabitës i pasurive kombëtare, përgjegjësi i kioskëzimit të Tiranës, ortak në “gropën” e Hajdin Sejdisë, nismëtar i kullave në kryeqytet dhe inspiruesi i policisë për të masakruar e burgosur gazetarët.

    “Pamfleti” ka bërë një investigim të plotë me fakte, nga veprimtaria e Leka Meksit, këtij “monstre” që për para vriste babanë dhe shiste gruan, siç thonë lapraksit e vjetër, që e kanë njohur shumë mirë dhe i ruheshin, për faktin se kishte lidhje me ish-shefat e sigurimit.

    Po e nisim “dosjen” e tij të zezë, me një akt banditesk ndaj dy gazetarëve, që filluan t’i publikonin fakte nga trafikimi i kokainës me ish-truprojën Fidel Ylli, nga vjedhja e milionave të piramidave, më të cilat filloi të ndërtonte pallate në Tiranë e Durrës, rast për të cilin ka vepruar duke i mbrojtur gazetarët ish- drejtori i Policisë së Tiranës, Mit’hat Havari.

    Ishte data 8 qershor 1999, kur pas një shkrimi në gazetën “Modeste”, me titull “Sude Meksi dhe ata që e molën lopën PD dhe e lanë në rrugë ta hajë ujku”, ish-kryeministri Aleksandër Meksi me gruan e tij Dhurata Meksi (Shala) dhe me një  trafikant droge e femrash nga Beratit të quajtur “Tomi” që e mbanin si shofer, u vërsulën ndaj gazetarëve K.D e A.S.

    Njërin e gjurmuan dhe e kapën te ish-kinema “Agimi” ku gazeta kishte zyrat, e futën në makinë e rrahën e prej 3 orësh i bënin presion të deklaronte, se për shkrimin kundër Meksit ishte urdhëruar e paguar nga Sali Berisha, ndryshe do ta vrisnin e do ta hidhnin në Malin me Gropa.

    Brenda asaj dite, gazetarin tjetër e gjurmuan dhe e kapën përpara parlamentit, duke e marrë me forcë Dhurata Meksi, trafikant Tomi nga Berati dhe një gërdallë tjetër, që thoshte se ishte kunati shaljan i Leka Meksit.

    Të njëjtat kërcënime u bënë edhe ndaj këtij gazetari, duke i kërkuar të pranonte me deklaratë, se shkrimin e kishte porositur e financuar Sali Berisha. Duke parë futjen me dhunë në makinë, dikush njoftoi policinë dhe grupi special i Komisariatit Nr.1 të Tiranës prangosi Dhurata Meksin, ndërsa dy të tjerët ia mbathën.

    Pas Dhuratës, policia shoqëroi edhe  ish kryeministrin Aleksandër Meksi, të cilët u proceduan penalisht me akuzën “rrëmbim personi, shtrëngim për të dhënë deklarime jashtë vullnetit dhe kërcënim me vrasje për shkak të detyrës.

    Por, pas një pazari mes ish-Ministrit të Brendshëm Petro Koçi dhe ish-Prokurorit të Përgjithshëm Arben Rakipi e me urdhër të tyre, çifti Meksi u la i lirë e iu fshi procedimi penal, ndërsa Drejtori i Policisë Mithat Havari i vendosi truproje sigurie gazetarit K.D.

    Një nga faktet që kishte ai shkrim për Aleksandër Meksin në muajin qershor 1999 ishte ky: Më 1 mars 1997, kur Aleksandër Meksi dha dorëheqjen dhe nga frika doli si mi në RTSH e deklaroi: “Betohem në nderin tim e familjes, se nuk kam marrë asnjë qindarkë nga piramidat, bashkë me gruan time kemi vetëm 1000 USD kursime në bankë, ndërsa në shtator 1998 filloi të ndërtonte pallate e kulla.

    Do vijojmë, me fakte për shumë zullume të familjes mafioze Meksi, që nga piramidat, dosjet e spiunëve nëpërmjet gruas drejtoreshë arkive e ish-sigurimit në vitet 1992-1997, trojet, tokat, kontrabandën dhe vjedhjen e ikonave, trafikimin e drogës etj., etj.)./Pamfleti

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit