30.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Qershor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ndërron jetë babai i Gaz Demit, president nderi i Partizanit

    Klubi i Partizanit ka dhënë sot lajmin e ndarjes nga jeta të presidentit të nderit të Partizanit, z. Resul Demi, i cili është babai i presidentit të të kuqve, Gazment Demi. Të kuqtë i kishin kushtuar atij njëzëri fitoren në derbin ndaj Tiranës pas suksesit të fundjavës.

    Njoftimi i Partizanit

    Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Z.Resul Demi Presidenti i nderit dhe babai i presidentit të FK Partizani Gazment Demi. Klubi Partizani është pranë familjes Demi në këtë moment të vështirë dhe njëkohësisht përcjellim ngushëllimet më të sinqerta Familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme.

    I paharruar do të mbetesh presidenti ynë…

    U prehsh në paqe Resul Demi

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit