spot_img
spot_img

Ndërron jetë në rrethana misterioze ish-partneri i modeles shqiptare Misse Beqiri

Modelja shqiptare Misse Beqiri ka reaguar pas vdekjes tragjike të ish-partnerit të saj, Jake Hall, i cili ndërroi jetë në moshën 35-vjeçare në Santa Margalida të Mallorcës, Spanjë.

Lajmi për vdekjen e ish-yllit të “The Only Way Is Essex” (TOWIE) u konfirmua nga Zyra e Jashtme Britanike (FCDO), e cila deklaroi se autoritetet britanike po mbështesin familjen e një shtetasi britanik që ka ndërruar jetë në Spanjë dhe janë në kontakt me autoritetet lokale.

Sipas mediave britanike, Jake Hall u gjet pa shenja jete gjatë pushimeve në Mallorca, ndërsa autoritetet spanjolle kanë nisur një hetim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Jake Hall dhe Misse Beqiri kishin një marrëdhënie me ulje-ngritje që prej vitit 2016. Çifti u bënë prindër të vajzës së tyre, River, në nëntor të vitit 2017. Ata u fejuan në maj të vitit 2018, por më vonë po atë vit, Jake u përball edhe me një urdhër ndalimi.

Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesit e Misse Beqirit thanë:

“Në këtë moment, fokusi i Misse është të mbështesë dhe mbrojë fëmijën e tyre ndërsa përballen me këtë humbje shkatërruese. Familja kërkon privatësi, dhembshuri dhe respekt gjatë kësaj periudhe zie.”

Jake Hall u bë i njohur për publikun britanik pas pjesëmarrjes në reality show-n “TOWIE” në vitin 2015, ku ishte pjesë nga sezoni 14 deri në sezonin 17. Ndërkohë, Misse Beqiri iu bashkua reality show-t “The Real Housewives of Cheshire” në vitin 2016.

Vetëm pak orë para vdekjes së tij, Jake kishte publikuar në Instagram disa foto dhe video nga pushimet në Mallorca. Në një prej postimeve të fundit ai shkruante:

“Jeta ndonjëherë është e vështirë, por do përpiqem të kujtoj gjërat e bukura… po krijoj art në shumë forma.”

Pas lajmit të trishtë, rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi nga fansat dhe miqtë e tij, të cilët kanë shprehur tronditjen për humbjen e parakohshme të yllit televiziv.

spot_imgspot_img

Lajmet e fundit