spot_img
spot_img

Ndiq këto këshilla dhe Instagram-i yt do të “shpërthejë” nga like-t

spot_img

Ke postuar një foto/reel yll, ama ndjekësit e tu sikur s’po japin maksimumin? Urdhëro disa këshilla si të marrësh më shumë like, pa u munduar shumë.

1. Hashtags e duhur

Bëj një kërkim të vogël cilët hashtags po bëjnë namin dhe shtoji një mbishkrim.

2. Mbishkrimi perfekt

Meqë ra fjala te mbishkrimi, jo shumë i gjatë dhe në lidhje me foton e postuar. Pra, nëse ke postuar një foto me rroba banjo, mos vendos një mbishkrim filozofik.

3. Bëj tag vendndodhjen

Do marrësh edhe më shumë like nga personat që shohin location.

4. Posto në momentin perfekt

Shih aktivitetin e ndjekësve, kur janë më aktivë dhe atëherë boom, del ti me foton më të bukur.

5. Posto foto të qarta, me cilësi

Po, ka shumë rëndësi. Fotoja duhet të jetë e qartë dhe estetike.

6. Ndërvepro edhe përmes story

Bëj një ask, një poll, posto nga përditshmëria jote. Sa më shumë aktive në story, aq më shumë like në feed.

7. Përdor reels

Ti e sheh që Instagram-i po i jep shumë prioritet, ndaj përshtatu!

8. Posto meme

Sidomos në story!

9. Kthe koment!

Nëse nuk e bën, nuk do të kesh më ndërveprim nga personi që të ka komentuar.

Lajmet e fundit