Një episod plot humor dhe surpriza ka tërhequr vëmendjen në Ferma VIP dhe në rrjet, ku Mimoza Ahmeti dhe Ilir Shaqiri u bënë protagonistë të një momenti që shkaktoi të qeshura pafund mes banorëve.
Teksa po zhvillohej sfida “Mos qesh”, Iliri vendosi të provokonte Mozën me mimika dhe veprime komike, duke iu afruar vazhdimisht pranë fytyrës për ta bërë të humbiste seriozitetin. Fermerët e tjerë po e ndiqnin me vëmendje situatën, ndërsa atmosfera sa vinte dhe bëhej më argëtuese.
Kur dukej se loja po vazhdonte normalisht, Mimoza bëri një veprim që askush nuk e priste. Ajo iu drejtua balerinit me një pyetje “A të bëj një gjë të frikshme?” dhe menjëherë më pas e afroi pranë vetes, duke e puthur papritur në buzë.
Reagimi i Ilirit ishte i menjëhershëm ai e mori situatën me sportivitet dhe te qeshura, një atmosferë që kaploi të gjithë shtëpinë.



