3 vajza të moshës 19, 24 dhe 25, kanë mashtruar një burrë të moshuar duke i vjedhur kështu plot 9 mijë euro. E përditshmja “Omema”, raporton se tre mashtrueset po vëzhgonin prej ditësh objektivin e tyre, derisa arritën të futeshin në shtëpi duke mashturar të moshuarin dhe duke i vjedhur plot 9 mijë euro.
Më 29 janar, treshja kanë takuar 75-vjeçarin, kanë fituar besimin e tij dhe më pas kanë hyrë gjoja për ta marrë për një vakt nga ku i vodhën dhe 9-mijë euroshin. I moshuari ka denoncuar rastin në “Sigurimin e Exarcheia”. Policia ka arritur të identifikoj treshen duke i vënë mënjeherë në pranga.
“Kam pasur një aventurë me këto femra duke u pëshirë emocionalisht. Para disa ditësh, une takova njërën prej trye në nsupermarke, dhe e ndihmova me 20 euro. Më pas i dhash telefonin”, u shpreh 75-vjecari.
Ai tregon se si pas disa ditesh tre vajzat kanë shkuar në shtëpinë e tij, ne fshat dhe i kanë vjedhur lekët.
“Të shtunën pasdite bjondja më fton të shkojmë për darkë. Unë i thashë “eja”. Të shtunën më mori dhe më tha se do të vinte nga shtëpia ime dhe do të sillte një shoqen e saj. I thashë të vinte. Në orën 19:30 më bie zilja dhe kur ngjiten shoh tre gra. Ishin tre…
Ato u ulën në shtëpi dhe në një moment u thashë: “Çfarë do të ndodhë vajza? Unë u thashë “prit dy minuta, po shkoj në tualet” dhe si budalla e lashë portofolin me 9 mijë euro. Kur u ktheva ata ishin zhdukur…” – përshkruan i moshuari.