Aktorja e njohur ukrainase, Oksana Shvets, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare pasi banesa e saj e cila ndodhej në Kiev u godit nga raketat ruse.
Ky lajm i trishtë për mediat u bë i ditur nga “Teatri i të Rinjve” ku ajo bënte pjesë.
Sipas “Fox News”, artistja ndodhej në banesën e saj në çastin kur ndodhi sulmi duke i sjellë vdekjen e menjëhershme.
“Gjatë bombardimeve me raketa të një ndërtese banimi në Kiev, u vra një artiste e merituar e Ukrainës, Oksana Shvets,” thuhej në deklaratën e Teatrit të të Rinjve.
Duke bërë homazhe për aktoren e talentuar, edhe grupi teatror shprehu zemërimin e tyre për luftën e vazhdueshme, “Kujtim i ndritshëm për aktoren e talentuar! Nuk ka falje për armikun që ka ardhur në tokën tonë!”.