23.5 C
Tirana
E hënë, 20 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ne nuk dimë të jetojmë!

    Nga Desara Çela

    Ne nuk dimë të jetojmë, ose e thënë ndryshe nuk na e kanë mësuar të jetojmë.

    Kur them: jetojmë e kam fjalën për të qenë të lirë.

    Të lirë nga inferioriteti që ne ndjejmë çdo ditë, pa t’a ndjerë se çdo të thotë ose mendoj tjetri komshia/u, kush më pa dhe si më pa, pa jetë luksi, kjo e fundit fake, (e dimë mirë se sa jetë luksi bëhet në Shqipëri) pa e çarë kokën se çdo veshë e ç’markë do i veshë rrobat (se në fakt marka ke ne mbeti)

    I kam zili për këtë lirinë që i’a japin që në ngjizje, në fëmijëri, në adoleshencë e më pas ku janë mazhorenë, e kjo shkon brez pas brezi.

    Kam 3 ditë që pyes veten se Lefton po e po: A kanë stres njerëzit që jetojnë këtu?!

    Mua më duken të lumtur, bëjnë një jetë të paqtë, pa shumë komplekse. Ndryshe nga ne që çdo ditë maskën e kompleksit ja vendosim vetes.

    Të lumtur, darkave me një gotë vere në dorë ose një aperol spritz duke qëndruar jashtë barit në këmbë edhe pse është 9 gradë celsius (në Campobasso bën gjithmonë ftohtë, por e sfidojnë atë) me gotën në dorë e bisedojnë për gjërat se si kanë shkuar. Nuk e kërkojnë me doemos luksin, vëmëndjen, për të qenë në vendin VIP, me shisha e ku di unë. Nuk e bërtet me të madhe që kanë lekë, që janë të pasur. Kuptohet nga ora që ka në dorë që është i/e pasur.

    Ku shkojnë buzë plazhit e shtrihen në gura, në varkë, në trotuar, në karrige, ku të munden. Të rinjtë me çanta shpine e bukën me vete nisen për të bërë një dorë jetë.

    I shikoj me admirim për mënyrën se si jetojnë, unë nuk mundem të jetoj si to sepse nuk jam mësuar të jetoj ashtu.

    Kjo më mungon në Shqipërinë time, më mungon të jetoj!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit