Aktorja e njohur Delinda Disha është në pritje të ëmbël me fëmijën e saj të dytë.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë aktorja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.
Ajo ka publikuar një fotografi, ku shihet e lumtur së bashku me bashkëshortin e saj dhe të birin, vëmendjen më të madhe e mori padyshim barku paksa i rrumbullakosur i aktores dhe dy zemrat që partneri i saj ka pikturuar mbi të, duke na lënë të kuptojmë se Delinda është në pritje të binjakëve.
“Faleminderit Zot për gjithçka”, ka shkruar ajo përkrah postimit, teksa të menjëhershme kanë qenë urimet për Delinda Dishën nga miqtë, të afërmit dhe fansat e saj.
Kujtojmë që në fillim të këtij viti gjatë një interviste aktorja e njohur, teksa u pyet se çfarë pret nga 2022-shi, ajo tha se dëshira e saj për këtë vit është që të zgjerojë familjen, dëshirë e cila do të bëhet realitet..