spot_img
spot_img

Në Tropojë kopjojnë Jezusin e Rios në Brazil, por në mënyrë të shëmtuar

spot_img

Pak ditë më parë një statujë e Jezusit u vendos në malet piktoreske të Nikaj Mërturit në Tropojë, një zonë krenare për besimin katolik të ruajtur ndër shekuj.

Pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale teguan statujën e fotografuar vetëm nga pas, dhe debati shpesh u zhvendos te ngjashmëria e kësaj statuje me Krishtin e Rios në Brazil.

Por duket se ka një arsye përse pamjet nga para të kësaj statuje i janë kursyer publikut, dhe kjo nuk është për shkak të ballkonit me shkallë, xhama dhe “duralumin” ku u instalua statuja.

Është mesa duket për shkak të cilësisë së dobët të punimit.

Kjo ka shkaktuar replika dhe polemika të shumta në rrjetet sociale.

Lajmet e fundit