Adelina Puka, nëna e Adionit, ka reaguar së fundmi në “Vizion Plus” lidhur me situatën e krijuar në “Ferma VIP”, ku i biri ka ofenduar Mimoza Ahmeti.
Gjatë deklaratës së saj, ajo ka kërkuar falje publike për sjelljen e të birit, duke theksuar se familja nuk është ndjerë mirë për mënyrën se si ai është shprehur.
“Dua që në emër të familjes të kërkoj falje publike për mënyrën e sjelljes dhe mënyrën e shprehjes se si u sjell Adioni. Nuk jemi ndjerë mirë për ato shprehje, është e pahijshme, por është akumuluar situata dhe në fund shpërtheu me një shprehje të pahijshme”, është shprehur ajo.
Gjithashtu ajo theksoi se situata ka qenë e tensionuar dhe se reagimi i të birit nuk përfaqëson qëndrimin e familjes.
“Më vjen shumë keq dhe doja t’i kërkoja falje edhe familjes së zonjës Ahmeti,” shprehet ajo.



