Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.
Lajmin e bukur e dha Dojna më datë 8 Mars, teksa tregoi dhe barkun e rrumbullakosur.
Ndërkohë, këtë të enjte moderatorja ka zbuluar edhe gjininë e bebit me anë të një video të ëmbël që ka publikuar, duke ndarë emocionet që ka përjetuar kur mësoi se do të bëhet me djalë.
“Që tani e imagjinoj kapitullin e ri të jetës sime ku pasi të kem shkelur çdo Lego nëpër shtëpi dhe të di gjithçka mbi Minecraft, ai do më thotë: O ma je më e bukura! E ça t’i thuash pastaj? Mblidh legot?!”, ka shkruar Dojna.