19.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nëse keni probleme me urinimin, këto ushqime apo pije mund të jenë shkaku

    Shumë ushqime që ndikojnë në shëndetin e zemrës, tashmë i kemi të njohura përmes shkrimeve apo studimeve të ndryshme. Por, kur bëhet fjalë për fshikëzën dhe lidhjet me dietën ushqimore, nuk ka detaje të shumta.

    Nëse nuk keni pasur një infeksion të traktit urinar, keni vuajtur nga problemet me fshikëzën ose urinoni shpesh, ndoshta nuk ju shkon mendja se “fajtorë” për këtë janë ushqimet dhe pijet që konsumoni.

    Dr. Anika Ackerman, një specialiste e urologjisë thotë për Huffpost se: “Për pacientët me fshikëza të ndjeshme ose fshikëz tepër aktive është e rëndësishme të kuptojnë se dieta mund t’i përkeqësojë simptomat e tyre”.

    Po cilat janë ushqimet apo pijet që ndikojnë:

    Kafeja

    Ju pëlqen filxhani i kafesë në mëngjes apo tri kafe si një zakon i përditshëm? Duhet ta dini se kafeja përmbaj kafeinë dhe acid që janë elementë irritues për fshikëzën. Kafeina është një diuretik që ju bën të prodhoni më shumë urinë, duke rritur frekuencën e fshikëzës.

    Nëse keni probleme me urinimin, këto ushqime apo pije mund të

    Agrumet

    Agrumet janë të mira për ju, por nëse vuani nga problemet me fshikëzën është më mirë t’i kufizoni ose reduktoni në dietën tuaj. Rrushi ose portokalli janë fruta që kanë aciditet të lartë. Ky aciditet mund të shkaktojë acarim të fshikëzës dhe të shtojë simptomat e dhimbjeve.

    Nëse keni probleme me urinimin, këto ushqime apo pije mund të

    Domatet

    Acidi në domate ndikon në urinë. Domatet rrisin aciditetin e urinës më shumë sesa soda dhe shkaktojnë acarim të fshikëzës. Plus, domatet e gatuara kanë më shumë aciditet se domatet e freskëta.

    Mishi i përpunuar

    Shumë prej këtyre mishrave përmbajnë nitrate, të cilat janë një përzierje e azotit dhe oksigjenit. Për fat të keq, këto kimikate janë burim i njohur i nënprodukteve kancerogjene. Nënproduktet e nitriteve të shtuara në mishin e kuq lidhen me rritjen e rrezikut të kancerit të fshikëzës.

    Ushqime pikante

    Ushqimet pikante irritojnë fshikëzën dhe shkaktojnë një përkeqësim të simptomave. Nëse vuani nga problemet me fshikëzën është në interesin tuaj më të mirë që të reduktoni ushqimet pikante.

    Nëse keni probleme me urinimin, këto ushqime apo pije mund të

    Pijet me gaz

    Kombinimi i sheqerit dhe kafeinës mund të jetë një “stuhi” për fshikëzën. Pijet me gaz përmbajnë kafeinë që është një diuretik natyral që shkakton dehidratim dhe rritje të rrezikut për infeksione të fshikëzës.

    Duhani

    Edhe pse nuk është as ushqim dhe as pije, pirja e duhanit mund të çojë në kancer të fshikëzës. Substancat në duhan përpunohen dhe çlirohen kur një person urinon. Kimikatet e dëmshme në produktet e duhanit filtrohen përmes veshkave dhe eliminohen në urinë. Shanset për probleme me fshikëzën janë të mëdha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit