14.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nëse zhvillon zgjedhjet në FSHF Armand Duka rrezikon deri në 3 vite burg! Rasti me ish-presidentin e Federatës spanjolle, ‘miku’ i arrestuar Vijar

    Gjykata e Tiranës ka vendosur dje pezullimin e Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së derisa të përfundojnë hetimet për manipulimet në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Tiranës.

    Një vendim të cilin FSHF-ja mendon ta sfidojë duke besuar se ka mbrojtjen e plotë të UEFA-s. Por, kjo e fundit nuk ka mundur të veprojë ndaj veprlmeve të gjykatave civile në raste të mëparshme.

    Ish-zëvendëspresidenti i saj, spanjolli Angel Maria Vijar, një nga “miqtë” e Armand Dukës, u shkarkua nga detyra dhe u arrestua në Spanjë pas një vendimi të një gjykate administrative në Madrid.

    Ndërkohë, vetë UEFA u desh të pezullonte masat disiplinore ndaj klubeve të Superligës Europiane, teksa po mendonte përjashtimin e Realit, Barcelonës dhe Juventusit, pas vendimit të një Gjykate të Bashkimit Europian.

    Ndërkohë, nëse FSHF-ja insiston të vazhdojë në rrugën e saj, do të përballet me penalitete siç e parashikon Kodi Penal në Nenin 320/a, “Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi penal ose civil të gjykatës, nga punonjësi i ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

    Kur kjo vepër kryhet me qëllim fitimi ose çdo interes tjetër të dhënë ose të premtuar, si dhe për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tri vjet”, shkruhet në këtë nen.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit