spot_img
spot_img

Nga Jozefina Topalli te Ina Zhupa, Berisha le jashtë “besnikët”

spot_img

Sali Berisha ka vendosur të bëjë një ristrukturim thelbësor në Kryesinë e Partisë Demokratike, duke mos rikandiduar më shumë se gjysmën e anëtarëve të zgjedhur gjatë katër viteve të fundit.

Nga 17 anëtarët e zgjedhur më parë, Sali Berisha ka vendosur të mos rikandidojë më shumë se gjysmën, duke i dhënë një tjetër drejtim strukturës drejtuese.

Nëntë emra, të cilët ishin ndër mbështetësit e hershëm të Foltores dhe Rithemelimit, nuk do të jenë më pjesë e kryesisë së dalë nga Këshilli Kombëtar.

Mes tyre spikasin ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, si dhe deputetët Bardh Spahia, Eno Bozdo dhe Ina Zhupa.

Anëtarët e Kryesisë që mbetën jashtë:

Aldo Bumçi

Bardh Spahia

Eno Bozdo

Fatbardha Kadiu

Florion Mima

Ina Zhupa

Jozefina Topalli

Sorina Koti

Lajmet e fundit