14.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nga Lapraka për të bërë protestë në Vlorë kundër projektit të “Sheshit të Flamurit”

    Pas protestës, një ditë më parë për të kundërshtuar projektin e “Sheshit të Flamurit” në Vlorë, 4 organizatorët janë proceduar penalisht nga policia.

    Policia ka vënë nën hetim penal organizatorët O. B., 27 vjeç, A. K., 25 vjeç, A. A., 49 vjeç dhe A. K., 43 vjeç, të katër banues në Laprakë, Tiranë.

    Ata janë proceduar për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshshme”, pasi kanë organizuar grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, në Sheshin e Flamurit, në Vlorë.

    Një ditë më parë një grup qytetarësh në Vlorë protestuan kundër projektit të Sheshit të Flamurit në këtë qytet. Protesta ishte thirrur nga shoqëria civile të cilët kanë kërkuar transparencë për këtë projekt.

    Sipas qytetarëve projekti po rrënon historinë në një shesh që i përket jo vetëm Vlorës, por edhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit