9.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nga martesa tek ndarja me Fjollën, Fisnik Syla i tregon të gjitha!

    Fisnik Syla dhe Fjolla Morina tërhoqën vëmendjen e të gjuthëve me lidhjen e tyre, që u finalizua me një dasmë madhështore në Maldive, gjatë kohës kur këngëtarja ishte në arrati pas ndalimit për ‘trafikim të armëve dhe municioneve’. Por aq shpejt sa u martuan, ata dhe u ndanë, duke i befasuar të gjithë.

    Biznesmeni nga Belgjika ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘’Ëake Up’’, ku foli për martesën me Fjollën, ndarjen dhe planet për të ardhmen.Teksa është pyetur nga moderatorja e emisionit sesi i ka pritur lajmet dhe titujt e mediave rozë, Syla është përgjigjur se i ka marrë me qetësi.

    “Me të thënë të drejtën në fillm është diçka interesante, por pastaj bëhesh i njëjtë si të thuash, kur t’i hap rrjetet sociale shikon veten tënden nëpër portale, por e kam marrë me qetësi kështu që nuk më ka dhënë ndonjë përshypje të madhe”, tha ai.

    Syla u pyet edhe për koston e damës përrallore në Maldive.’Tani çmimin nuk mund ta cek, por ka kushtuar bajagi shumë. Ju pak a shumë e dini sa kushtojnë pushimet atje dhe dasma është diçka më ekstra’’, u shpreh ai.

    Sipas biznesmenit, ai dhe Fjolla kanë rënë dakord te dy dakord me ndarjen dhe që nuk ka vend për rikthim.

    ‘’Po tani jam single dhe e kam bërë edhe publike. Nuk kam qejf t’i hyj detajeve, kur arrijnë një çift të dy bien dakord që të shkëpusin lidhjen sepse une jam një njeri që kur ha, pi nuk kam qejf te flas keq për atë njeri.

    Nuk e kam të keq karakterin, gjithçka ka mbaruar dhe nuk kisha pas qejf t’i futem detajeve. Tashi kur thyhet një gotë, besoj që nuk ngjitet më. Kështu që dhe unë jam i vendosur dhe kur flas diçka, do të mbetet ashtu gjithmonë’’, shtoi ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit