24.5 C
Tirana
E diel, 19 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nga një mbret që luftonte me plumba, tek një princ që përleshet me vjehrrin pse i grisi xhupin

    Nga Endri Tafani

    Shkurt 1924. Ahmet Zogu sulmohet me armë në Parlament.

    Pa i bërë syri tërr, nxjerr revolverin e vet dhe i përgjigjet atentatorit  me zjarr.

    Plagoset në bark dhe këmbë, po ashtu i plagosur vazhdon futet në sallë të Parlamentit dhe qetëson deputetët e tjerë.

    Nga karrigia ku rrinte Zogu foli me zë të fortë e të qetë:

    “Zotërinj! Nuk është hera e parë në botë që në parlament ndodh diçka si kjo që më ndodhi mua.

    Unë ju lutem miqve të mi ta peshojnë rastin me gjakftohtësi dhe pastaj të veprojnë..”

    Mars 2024, nipi i tij  Leka Zogu ankohet në Polici: “Vjehrri më grisi xhupin”..

    Në 100 vjet shqiptarët kanë kaluar nga burra me rr të fortë në bura(tinë).

    Është fenomen i përgjithshëm dhe për ata që duan të kundërshtojnë, mjafton të kujtojmë puthjet e duarve të politikanëve nga elektorati gjatë fushatave.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit