16.5 C
Tirana
E premte, 24 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Nga Operacionalja te Rrugorja dhe zv.drejtorët e Krimeve, Ervin Karamuço “zbërthen” lëvizjet e Skënder Hitës në Polici: Ka thirrur shefat në zyrë dhe ata kanë dhënë dorëheqjen

    Ervin Karamuço, ka treguar strategjinë, që sipas tij, ka ndjekur kryepolici Skënder Hita me marrjen e detyrës, duke vepruar menjëherë për rifreskimin e drejtuesve dhe strukturave në varësi.

    I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, profesori është shprehur se janë firmosur largime zëvendësdrejtorësh, drejtues të rinj në Departamente si Operacionalja dhe Antiterrori, si dhe është kërkuar ndryshim i strategjisë së planizimit të ekipeve të Policisë Rrugore.

    Sipas tij, këto ndryshime po bëhen pasi zv.drejtorët që janë emëruar në poste të caktuara nuk kanë plotësuar kriteret e kërkuara dhe, me ardhjen e eprorit të ri, sipas Ervin Karamuços janë vënë re këto mangësi dhe ata kanë dhënë dorëheqjen.

    “Në lidhje me Tiranën, në lidhje me krimin ekonomik ka pasur shumë problematika, që lidhet me call center-at, me kontrollet. Ka pasur performancë të dobët, nuk e di nëse ka pasur çështje që lidhen me integritetin, por edhe ato vijnë në bazë të informacioneve që vijnë kur përbëjnë një fakt penal, por mund të vijnë për t’u vlerësuar rast pas rasti, por jo për t’u larguar nga detyra, por për t’u transferuar në një post tjetër. Është një procedurë që është ndjekur shpesh nga Policia e Shtetit.

    Për Policinë Rrugore ka pasur raportime për ankesa për korrupsion për policët që gjenden pas ferrave, pra duhet një rifreskim, një mentalitet i ri, duhet një performancë më e mirë.

    Shqiponja po ashtu kërkon një rifreskim. Zv.drejtori i Policisë që mbulon krimin është me performancë të dobët që lidhet edhe me call centerat. Ka një përqindje, mund të them që 70% e call center-ave janë larguar nga Tirana, ose janë mbyllur ose kanë lëvizur në periferi të tjera.

    Te Operacionalja vjen Alban Dautaj, i cili nuk është përfolur në lidhje me problematika me integritetin dhe narkotikët, dhe Edmond Sula që ka marrë drejtimin e Antiterrorit. Këto janë dy pika nostalgjike që janë përzgjedhur njerëz që mesa duket kanë treguar që gëzojnë reputacion të integritetit dhe nga partnerët ndërkombëtarë.

    Kthehet Erion Ahmeti, i cili ka qenë drejtor në Korçë, ishte i shkarkuar me vendim gjykate dhe tashmë vuri dinjitetin e tij dhe për shkak të rezultateve që ka pasur është i komanduar në qarkun Fier.

    Pra të gjithë këta janë transferuar, janë bërë rokadë midis tyre. Janë përzgjedhur drejtorë në të kaluarën në mungesë të kritereve, nuk e di kush i ka firmosur, nuk e di kush do të mbajë përgjegjësi, por me të ardhur drejtori i ri i ka pastruar dhe u ka thënë si jeni emëruar, ka dhënë dorëheqjen dhe tani do të vazhdojë në një detyrë tjetër. Ndodhin dhe këto gjëra.

    Këto ndryshime ndodhin për shkak të një eprori të ri i cili tregon vizionin e tij. Deri tani janë ndryshuar zv.drejtorët, të cilët më së shumti janë zv.drejtorë të krimit sepse fokusi kryesor është krimi. Kjo do të thotë që po fuqizohen sidomos edhe për turizmin sepse jemi në një fushatë turizmi që do të shfaqet shumë shpejt. Deri në këtë nivel këto lëvizje janë nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit”, u shpreh Ervin Karamuço.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit