2.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nga përleshja Sani-Bicicli te Ibra kundër Lukakut; ja të gjithë derbet “eksplozivë”

    Përplasje kokë më kokë, bomba tymi dhe goditje si në taekwondo. Edhe derbi i Milanos është i tillë, plot duele të ashpra: nga Sani-Bicicli gjashtëdhjetë vjet më parë tek ai i fundit Ibra-Lukaku, duke kaluar edhe nëpër situata ku protagonistë ishin tifozët. Le të shohim “sfidat” më të nxehta.

    IBRA-LUKAKU

    Vitin e kaluar, në derbin e Kupës së Italisë, u thanë lloj-lloj gjërash. Pëplasje kokë më kokë dhe ofendime. Në një moment Ibra sulmon fort: “Shko te mamaja jote, shko bëj ‘vudu’, gomar i vogël”. Romelu i përgjigjet: “Do të të qëlloj në kokë…”

    E bukura është se mes të dyve ka pasur edhe një marrëdhënie të mirë. Në Manchester, Zlatan i kishte premtuar 50 £ për çdo stopim të duhur topi. Këtë herë gjërat kishin ndryshuar. Lukaku kishte një ego të madhe, ishte i bindur se ishte kampion.

    IBRA-MATERAZZI

    Sfidë e pafund: nga tërheqjet dhe ngacmimet në fushë deri te postimet në Instagram. Asnjëherë miq. Ibra dhe Materazzi kanë vite që e ngacmojnë njëri-tjetrin. Në dhjetor, “Matrix” iu përgjigj një fjalie të Zlatanit duke postuar foton e trofeve të fituar në vitin 2010…

    Sezoni 2010-2011, derbi i ndeshjes së parë, Inter-Milan 0-1. Ibra shënoi nga një penallti (nga një faull i Materazzi) dhe në pjesën e dytë e “palosi” mbrojtësin zikaltër. “Unë bëra një lëvizje taekwondo-je dhe e dërgova në spital. Stankovic më pyeti pse e bëra këtë, unë iu përgjigja se e prisja atë moment për katër vite”, – kujton suedezi. Gjithçka filloi në ndeshjen Juve-Inter më 2006.

    DIDA dhe TYMI

    Kur e pyesin ish-portierin brazilian për derbin e tij më të mirë, ai gjithmonë përgjigjet në të njëjtën mënyrë: “Epo, ai i Champions League më 2005. Përfshi edhe bombat e tymit”. Historia është e njohur, luheshin çerekfinalet 2004-2005, mes të cilave Inter-Milan. Kuqezinjtë e kishin mbyllur ndeshjen e parë me fitore 2-0 dhe tashmë ishin përpara.

    Pas një goli të anuluar të Cambiasso, te kurba e zikaltërve ndodh gjithçka. Dida largohet nga shtyllat për të marrë disa objekte në fushë dhe goditet në shpatull nga një bombë tymuese. Gjyqtari pezullon ndeshjen, Milani fiton në tavolinë. Asnjë lëndim serioz për portierin, vetëm tronditje.

    Një nga fotot më ikonike të të gjitha kohërave ka mbetur nga ai derbi: Materazzi dhe Rui Costa duke parë një kurbë portokalli-gri të mbuluar nga tymi, me “Matrix” të mbështetur në shpatullën e portugezit numër 10.

     

    MAURO BICICLI ME LUIS SUAREZ

    Historia e gjashtëdhjetë viteve më parë. Shkurt 1962, Milan-Inter 0-2. Dy trajnerët janë Nereo Rocco dhe ‘maestro’ Herrera. Kuqezinjtë do ta fitonin titullin pikërisht përballë Interit, 5 pikë larg. Në atë derbi, megjithatë, thumbohen Morbello dhe Suarez.

    Dino Sani, mesfushori brazilian, “playmaker” me teknikë të shkëlqyer dhe vizion për lojën, godet ashpër Mauro Bicicli në hundë dhe përjashtohet nga arbitri Adami. Sherre dhe polemika në stol, zëra të lartë dhe shtytje, por brenda pak orësh gjithçka mori fund.

    Angelo Moratti, babai i Massimo dhe ish-pronar i Interit, organizon paqen përballë shtypit dhe fotografëve në një lokal në qendër të Milanos. Sani dhe Bicicli shtrëngojnë duart, braziliani kërkon falje.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit