11.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nga skena e Sanremos, në qelinë e bugurt: Si iu “vërsulën” mediat italiane Elsa Lilës!

    Arrestimi i Elsa Lilës është pasqyruar gjerësisht në shtypin Italian ku nuk kanë munguar dhe tonet shpotitëse. “La Repubblica” thotë se dy këngët e saj nuk patën sukses por ndryshe nga ato ‘këngëtarja pati sukses në grupin e drogës’.

    “Flokët e mbledhur bisht apo flokët e gjatë me të cilët pak vite më parë ajo zbriste shkallët e Aristonit i kanë lënë vend një kapuçi dhe një shamie për të mbuluar fytyrën ndërsa policia e shoqëron në godinën e Komisariatit.

    Elsa Lila, fëmija mrekulli e këngës shqiptare, e cila debutoi në festivalin e Sanremos në vitin 2003 dhe më pas u rikthye në të njëjtën skenë katër vite më vonë, u arrestua. Me këngët e saj (Valeria dhe The Meaning of Life) ajo nuk pati shumë sukses.

    Në vend të kësaj, në organizatën kriminale të kapur dje nga Antimafia, këngëtarja kishte fituar një pozicion të respektueshëm. Ajo kujdesej për paratë dhe mbante llogaritë, librin në të cilin banda regjistronte marrëveshjet e bëra me shitjen e kokainës, hashashit dhe marihuanës. Elsa Lila ishte një lloj “këshilltareje”-shkruan mes të tjerash media italiane.

    ”A mund të zbresësh shkallët me taka?” Në vitin 2003, Pippo Baudo prezantoi kështu një Elsa Lila të re dhe të turpshme, një debutuese në Sanremo. Pothuajse 20 vite më vonë, këngëtarja italo-shqiptare u arrestua, në kuadër të një hetimi për trafikun e drogës në kryeqytet ku u përfshinë 9 persona…thotë Il Fatto Quotidiano.

    Më e ashpër “Corriere della Sera” shkruan: “Droga, shëmbëlltyra e Elsa Lilës: nga këngëtare në Sanremo te kontabilistja e grupit të drogës “Diabolikët””. Gazeta citon fjalët e këngëtares, të dala nga përgjigmet ku i thoshte anëtareve te grupit se :”uhet të kesh miqësi me dikë nga aparati shtetëror. Kjo është zgjidhja… E di që nuk ke besim, por një lidhje në shtet është e dobishme… si në Shqipëri… sepse të shpëton, çfarëdo qoftë qeveria, duhet ta kesh edhe atje”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit