Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e kësaj të premteje fshatin Vidhisht, në Roskovec, ku një 35-vjeçar dyshohet se ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij dhe ka plagosur ish-vjehrrën.
Rreth orës 06:00, shtetasi Refit Buzi, 35 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu ndaj ish-vjehrrit të tij, Kosta Plaka, 58 vjeç, i cili ka humbur jetën në vend.
Nga të shtënat ka mbetur e plagosur edhe ish-vjehrra e tij, Belere Plaka, rreth 55 vjeçe, e cila është transportuar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
Sipas hetimeve paraprake, pas krimit, 35-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut që dyshohet se është përdorur në krim.
Autori i dyshuar është emigrant ne Angli. Është kthyer disa kohë më parë në Rroskovec. Në zonë njihet si njeri problematik
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.



