spot_img
spot_img

“Një biçim gjys-burrë/gjys-grua”, Belind Këlliç i del në mbrojtje Adriana Kalasë pas deklaratave të Erion Veliajt: O i paburrë i përjetshëm

spot_img

“Prej disa vitesh parkohet në lulishten para bashkisë një hermafrodit nga PD-ja, një si biçim gjys-burrë/gjys-grua, një si tip Ols Dado, por me flokë, njëfarë Kalaje e rrënuar nga hordhitë imagjinare..”, kështu iu referuar mbrëmjen e së enjtes kryebashkiaku Erion Veliaj avokates Adriana Kalajt, teksa ishte duke folur për kamionin me dokumenta në Bashkinë e Tiranës, për të cilin demokratja tha se po asgjësohen.

Ky fjalor i përdorur nga Veliaj u kritikua ashpër edhe në studion e Top Story, ku ishte vetë moderatorja e këtij emisioni, Grida Duma e cila u shpreh se si një person që kërkon respekt për bashkëshorten e tij, mund t’i drejtohet me këtë fjalor një gruaje tjetër.

E lidhur me këto ofendime që Veliaj lëshoi në drejtim të avokates ka reaguar edhe ish-deputeti Belind Këlliçi.

Në reagimin e tij, Këlliçi i revoltuar shkruan se Kalaja është një nënë dhe zonjë e nderuar, madje ajo është “burrë e kaluar burrit”, pasi arriti të çmontojë të gjitha aferat kriminalo-korruptive të kryebashkiakut Veliaj, të cilin e quan “të paburrë”.

“Erion Veliaj, një i paburrë i përjetshëm!  Edhe pas hekurave, pronari faktik i Inceneratorit Tiranë, vijon të fyejë, linçojë e shpifë kundrejt secilit që ka guxuar t’ia përplasë në fytyrë të vërtetat e korrupsionit të tij madhor.

Sot Tirana, ashtu siç u shpreh vetë kreu i 5D, ka vetëm një gjysëm burrë e gjysëm grua! Kjo krijesë hermafrodite në fakt quhet Erion Veliaj. Një i paburrë që mbrëmjen e sotme, në një TV kombëtar, nuk la fyerje e helm pa adresuar ndaj një zonje si Adriana Kalaja.

Sa për zj. Kalaja, ajo është një nënë e një zonjë e nderuar për familjen e saj dhe është burrë e kaluar burrit po deshe, një profesioniste dhe juriste e shkëlqyer, në përballjen e saj e çmontimin e aferave të tua kriminalo-korruptive, duke nisur nga Inceneratori fantazmë i Tiranës, tek kompania jote 5D, tek shembja e Teatrit Kombëtar, tek vrasja e Ardit Gjoklajt dhe lidhjet e tua me Ndranghettën”, shkruan Këlliçi.

Lajmet e fundit