17.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Një biologe nga Tirana, drejtore e emigracionit në Australi!

    Majlinda Lulo u largua nga Shqipëria në vitin e tmerrshëm të 1997-ës, atëherë kur ishte studente për shkencat biologjike në Tiranë. Zonja Lulo rrëfeu për gazetaren Rudina Xhunga se si u përshtat me një jetë të re në Australi, nisjen e studimeve, punën me popullatën indigjene dhe prej shumë vitesh si këshilluese për emigracionin. Nga shkencat biologjike, zonja Lulo pret që të diplomohet edhe për juriste në Universitetin e Sidneit.

    “Kur ika nga Shqipëria në 97 mora disa sende personale dhe një çantë me libra. Nga Shqipëria ika në prill të 97 bashkë me motrën dhe mamanë. Kurrë nuk i kemi thënë lamtumirë Shqipërisë, por mirupafshim.

    Ne ikëm në një kohë shumë të vështirë për Shqipërinë, sepse u hapën depot e armëve, Shqipëria u bë e pajtueshme. Ne kishim fituar vizat dhe menjëherë sa u hapen aeroportet u larguam për te babai në Australi.

    Unë mbarova për shkenca biologjike në Tiranë. Kur erdha në Melbourne rinisa studimet për Mikrobiologji dhe Gjenetike. mësimet m’u duken më të lehta në krahasim me ato që bëjmë ne në Shqipëri. Pasi mbarova shkencat, bëra një vit specializim, punova me disa popullata indigjene, në shtetin e Viktorias që ishte një përvojë e jashtëzakonshme.

    Ndërkohë, punova me Departamentin e Imigracionit gjatë luftës në Kosovë dhe u bëra pjesë e stafit të këtij departamenti gjatë periudhës kur Australia priti 4000 refugjatë nga Kosova në vitin 1999.

    Pas një periudhe pune si konsulente për departamente të ndryshme qeveritare, studiova në fushën e emigracionit dhe ne vitin 2011 mora akreditim dhe licencë nga Departamenti i Emigracionit Australian si Këshilluese për Imigracion.

    Unë u specializova në fushën e imigracionit për korporatat dhe po punoj me disa nga bizneset më të mëdha ne Australi në drejtim të sponsorizimit të punëtorëve nga vende të tjera. Për momentin po jap provimet e fundit për të marrë diplomën si juriste pranë Universitetit të Sidneit”, tregon zonja Lulo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit