spot_img
spot_img

Një burrë dhe qenushja e tij shpëtohen pasi kishin ngecur 2 muaj në oqean

spot_img

Tim Shaddock, 51 vjeç dhe qenushja i tij, Bella u nisën nga Meksika për të bërë një udhëtim në oqean, kur varka e tyre u dëmtua nga një stuhi dhe ata ngecën në mes të oqeanit për 2 muaj.

Një burrë dhe qenushja e tij shpëtohen pasi kishin ngecur 2 muaj

9NEWS

Tim dhe Bella mbijetuan duke pirë ujë shiu dhe duke ngrënë peshq të pagatuar dhe për çudinë e madhe të mjekut që e vizitoi Tim, ai gëzonte shëndet të mirë.

Shaddock e nisi rrugëtimin e tij prej më shumë se 6,000 km nga qyteti meksikan La Paz, por fatkeqësisht u bllokua në oqean dhe mënyrat e komunikimit me botën u ndërprenë për shkak të motit të keq. Ai notoi së bashku me qenin e tij në mes të oqeanit Paqësor dhe mbijetoi duke ngrënë gjallesat që mund të kapte.

Një burrë dhe qenushja e tij shpëtohen pasi kishin ngecur 2 muaj

Tim dhe Bella u shpëtuan pasi një helikopter i pikasi. Ai tha për 9News se ka pasur një sfidë shumë të vështirë në oqean. “Kam nevojë për pushim dhe ushqim të mirë, sepse prej kohësh kam qenë vetëm në ujë”.

Ai u shpreh se pajisjet e peshkimit e ndihmuan atë dhe qenushen të mbijetonin. Tim do të kryejë të tjera teste mjekësore, për të kuptuar nëse do të marrë trajtim të posaçëm.

Lajmet e fundit