8.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Një diktator me “stil”

    “The Mirror” i ka kushtuar një artikull presidentit rus Vladimir Putin, duke sjellë ne vëmendje shpenzimet e tij për veshjet dhe aksesorët luksoz, ku bien në sy orët, që duket se janë edhe të preferuarat e presidentit Putin.

    Ndalur tek fjalimi i Putin që zhvilloi ditë më parë në një stadium në Moskë, The Mirror shkruan se mbante veshur një xhaketë me vlerë 10, 000 £ (1.5 milion rubla), shumë e cila është rreth 30 herë më shumë se paga mesatare mujore e vendit të tij.

    Për orët e tij thuhet se janë një koleksion me vlerë më shumë se 500,000 £.

    Sipas gazetës britanike, Putin është pronar i një mega-rezidence prej 1 miliard dollarësh, i njohur si “Pallati i Putinin” , si edhe i 19 shtëpive të tjera, 58 avionëve dhe helikopterëve dhe një super jahti 73 milion paund.

    The Mirror sjell disa nga shijet më të shtrenjta të Putinit, disa prej të cilave i konsideron edhe qesharake.

    Rrobat e stilistëve duke përfshirë një xhaketë prej 10,000 £

     

    Putin zakonisht vishet me kostume të personalizuara dhe krevatë me ngjyra të errëta, ndërsa i kanë vënë edhe pseudonimin “Njeriu me të zeza”, pasi shihet se preferenca e tij është ngjyra e zezë.

    Një rrobaqepës që merret me kostumet e tij ka thënë për Russia Beyond se çmimet më të ulëta mund të jenë rreth 4, 000 £.

    Ndërsa marka e tij e preferuar është Brioni, këpucët vijnë nga John Lobb ose Salvatore Ferragamo.

    Stilisti i tij thuhet se heqë çdo etiketë, për të mos tërhequr vëmendjen me markat luksoze.

    Jashtë zyrës, ai zgjedh pulovrat me jakë V, pasi më parë kishte zgjedhur xhaketat dhe kravatat e zeza.

     

    Koleksioni luksoz i orëve

    Putin njihet edhe për koleksionim të orëve, që thuhet se kap vlerën e rreth 500,000 £.

    Koleksioni i tij i orëve të dorës të shtrenjta përfshin Tourbograph, një kryevepër 300,000 £ që shoqërohet me një rrip lëkure krokodili të qepur me dorë dhe krahë të veshur me ar.

    Kjo orë u kap nga kamera gjatë një shtrëngimi duarsh me Angela Merkel në Berlin.

     

    Tuta 2400 £ për stërvitje

    Sakaq Putin shpenzon edhe për veshjet e tij në stërvitje.

    Presidenti rus një herë pozoi duke ushtruar sport, ndërsa shihej me tuta sportive Loro Piana prej 2,400 £

    Në një xhirim të organizuar së bashku me ish-kryeministrin Dimitri Medvedev, ai kreu një stërvitje me pajisje luksoze.

    Ndryshe nga shumica e rrobave për palestrën, veshja e stilistëve është bërë nga lesh kashmiri dhe mëndafshi.

    Veshja përshtatet me prirjen e Putinit për gjërat më të bukura, ndërkohë që pretendon se jeton me një pagë modeste të qeverisë.

     

    Rezidenca sekrete

    “Pallati i Putinit” misterioz u shfaq në një video nga aktivisti rus Alexei Navalny.

    Kremlini pretendon se shtëpia është një “qendër biznesi” me pronarë disa  biznesmenë të ndryshëm, pas pretendimeve të hedhura se ajo është në pronësi të presidentit rus.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit