24.5 C
Tirana
E shtunë, 3 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Një grua për herë të parë në krye të Policisë Bashkiake të Tiranës

    Elona Lalaj do të jetë drejtuesja e re e Policisë Bashkiake të Tiranës. Ajo zëvendëson në këtë detyrë kryetarin e komanduar Toni Beni dhe është prezantuar zyrtarisht sot me stafin nga kryetarja Anuela Ristani.

    “Sot, në ambientet e Policisë Bashkiake të Tiranës, Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, znj. Anuela Ristani, pati nderin të prezantojë Drejtoreshën e re të Përgjithshme të Policisë Bashkiake, znj. Elona Lalaj.

    I urojmë suksese në këtë përgjegjësi të re dhe presim përmirësime të mëtejshme në shërbimet dhe dinamikën e punës së  Policisë Bashkiake në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë Bashkiake Tiranës.

    Elona Lalaj merr këtë detyrë pas një karriere të suksesshme në radhët e Policisë së Shtetit.

    Vite më parë, Elona Lalaj ka qenë zëdhënëse e Policisë së Qarkut Fier.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit