spot_img
spot_img

Një grua për herë të parë në krye të Policisë Bashkiake të Tiranës

spot_img

Elona Lalaj do të jetë drejtuesja e re e Policisë Bashkiake të Tiranës. Ajo zëvendëson në këtë detyrë kryetarin e komanduar Toni Beni dhe është prezantuar zyrtarisht sot me stafin nga kryetarja Anuela Ristani.

“Sot, në ambientet e Policisë Bashkiake të Tiranës, Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, znj. Anuela Ristani, pati nderin të prezantojë Drejtoreshën e re të Përgjithshme të Policisë Bashkiake, znj. Elona Lalaj.

I urojmë suksese në këtë përgjegjësi të re dhe presim përmirësime të mëtejshme në shërbimet dhe dinamikën e punës së  Policisë Bashkiake në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë Bashkiake Tiranës.

Elona Lalaj merr këtë detyrë pas një karriere të suksesshme në radhët e Policisë së Shtetit.

Vite më parë, Elona Lalaj ka qenë zëdhënëse e Policisë së Qarkut Fier.

Një grua për herë të parë në krye të Policisë Bashkiake të Tiranës Një grua për herë të parë në krye të Policisë Bashkiake të Tiranës Një grua për herë të parë në krye të Policisë Bashkiake të Tiranës

Lajmet e fundit