spot_img
spot_img

Një grua presidente? Majlinda Bregu, profili që mund t’i imponojë të dyja palët

spot_img

Edi Rama do të drejtojë mbledhjen e kryesisë të PS nga ku do të diskutohen kandidaturat për president Republike.

Në edicionin e lajmeve të orës 15:00 në Top Channel gazetari Muhamed Veliu duke raportuar nga selia e PS tha se profili i presidentit të ri mund të jetë një femër.

Një emër nga e djathta me background politik, por dhe ndërkombëtar, që do kompleksojë PD dhe sidomos Berishën dhe vendimin e tij për të mos votuar kandidatura të Ramës.

Ajo është Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Europian. Gazetari Muhamed Veliu në raportimin e tij theksoi se “nga PS nuk ka pohim për Bregun, por çuditërisht nuk ka as mohim”.

Sipas burimeve të Top Channel, për zonjën Bregu, ka nisur një proces verifikimi, proces i cili ka shpjegim vetëm si i lidhur me mundësinë e kandidimit të personit, për poste të larta zyrtare. Por ka vetëm një person që mund të hedhë e ngrejë një emër apo kandidaturë.

Edi Rama, që vë në rresht partinë e tij dhe komplekson partinë e Berishës. Që mpreh shpesh lapsat dhe kamerat e medias.

Risia e këtij procesi kësaj radhe, është se edhe nëse kandidati do jetë një emër mbi palët, sigurisht nuk do të jetë një emër që do t’i bëjë hije, Edi Ramës.

 

Lajmet e fundit