19.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Një pyetje për opozitën dhe mediat

    Nga Milaim Zeka

    Çfare kish me ndodhe sikur republikanet ne SHBA te mirreshin me vendosjen e kamerave neper qytetete kryesore te Shqiperise, e mos te mirreshin me arrestimin e zyrtarit te larte te FBI, qe lidhet me spiunazh per llogari te Rusise, dhe me rryshfet nga nje amerikano-shqipetar?!

    Pse me dhimbset deri ne palce Shqiperia ime? Sepse nuk e kupton qe historikisht jemi marre me gjethe, kurr me trungun. Sepse nuk e kupton qe shume me shume se sa çdo politikan, jemi ne gazetaret qe ia kemi gervishur plaget e atdheut, e i kemi shtuar edhe me shume hallet e qytetareve te shkrete.

    Jemi ne qe pak kemi deshmuar qe jemi gazetar, e shume kemi treguar qe jemi mercenar, duke thithur e lepire bythe politikanesh e biznesmenesh te felliqur, qe Bibel, Kuran, Zot e Atdhe, e kane parane, genjeshtren, dhe mashtrimin.

    Pse nuk e bejme topteme çeshtjen se kush i vendosi kamerat?! Kush i ruajti ato? Kush dha urdher te hiqen pa verifikuar se ku perfundonin fijet e instalimit? Pse nuk u shkarkuan minimalisht te gjithe drejtoret e policise te ketyre qyteteve?

    Pse nuk u arrestuan ne radhe te pare hetues policor te krimit neper keto qytete? Pse nuk flitete qe neper fijet lidhese te ketyre kamerave do te zbuloni kriminelet e niveleve me te larta, te pozites dhe opozites, qe do te dridhej e gjithe Shqiperia?!!!

    Me mire te mirremi me FBI dhe BB. Kjo eshte me e lehte, dhe nuk rrezikohet askush. Ne lojen e pare bien te gjithe ne kazanin e krimit, madje edhe gazetar e gazetare, moderator e moderatore, qe shkumojne neper studio televizive, thuase keta jane xhelatete qe do presin ne fyt Edi Ramen.

    Po Edi Rama rrin i qete perderisa çdo njerit ia di edhe grupin e gjakut. Ai rrin i qete kur ne vazhdojme ta shkelim gjetin, pa e shkundur trungun. Ai rrin i qete sepse nen gjethin e fikut dalin shume gjera qe do ta trondisnin opinionin, nese ai do ta kuptonte se ne zingjirin e krimit jane te lidhur bashke pozite-opozite-gazetar, jo te gjithe, po ata qe hiqen si bosa.

    Nuk po flas per kolege e kolege qe punojne 24 ore per buken e gojes. As per ata qe marrin pagen 3 mujore barazi me çmimin e parfymit te ketyre bosave e boseshave…!!!

    Prandaj jemi ketu ku jemi!!!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit