17.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Një takim shqiptaro-kroat që “tërbon” Serbinë

    Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, gjatë vizitës së tij në Bruksel, ka takuar edhe homologun kroat.

    “Një bisedë shumë e frytshme me homologun kroat Ivan Anušić ku forcuam edhe më tej miqësinë tonë si aleatë në NATO.

    Diskutuam tema me interes të përbashkët që lidhen me paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore, si dhe mundësitë konkrete për të thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

    Deklarata trepalëshe ka si qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

    Në këtë frymë, paqja mbetet themeli i çdo angazhimi tonë. Shqipëria luan dhe do të vijojë të luajë një rol aktiv në ruajtjen e stabilitetit rajonal, duke forcuar marrëdhëniet me aleatët dhe duke thelluar koordinimin me Brukseli, në funksion të një rajoni më të sigurt dhe një të ardhmeje të përbashkët euro-atlantike”, shprehet Nufi.

    Një takim që natyrisht nuk shihet me sy të mirë në Serbi, e cila prej kohësh ankohet për aleancën Shqipëri-Kosovë-Kroaci.

    Kjo, pasi sipas Beogradit, kjo aleancë ushtarake është pikërisht kundër Serbisë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit