Miqësia mes Kristi Lamajt dhe Selin Bollatit duket se nuk është më si dikur. Pas përfundimit të eksperiencës së tyre në “Big Brother VIP”, dy ish-banorët kanë tërhequr vëmendjen me një detaj në rrjetet sociale: ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin.
Ky ndryshim është vënë re vetëm pak ditë pas publikimit të videoklipit të këngës “Tunde moj Selinë” nga Kristi. Projekti muzikor lindi gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku kënga u interpretua si një dedikim për Selinën, ndërsa më pas u realizua dhe u publikua zyrtarisht në janar.
Megjithatë, publikimi i videoklipit nuk është shoqëruar me ndonjë reagim nga ana e Selinës. Fituesja e “Big Brother VIP” nuk e ka komentuar këngën dhe as ka folur publikisht për raportin aktual me Kristin.


Mungesa e një reagimi dhe mosndjekja e ndërsjellë kanë ngritur pikëpyetje rreth marrëdhënies së tyre pas reality show-t. Nuk dihet ende nëse distancimi lidhet me këngën e publikuar nga Kristi apo nëse mes dy ish-banorëve ka ndodhur diçka tjetër që ka çuar në ftohjen e miqësisë.
Deri në një reagim prej tyre, arsyet e këtij ndryshimi mbeten të paqarta.



