5.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Njerëzit dhe profesionet më të mërzitshme në botë, sipas një studimi

    Një ekip studiuesish nga Universiteti i Essex-it kanë punuar për të kuptuar më mirë ndjenjën e mërzisë. Sipas tyre, çfarë është një njeri i mërzitshëm?

    Studiuesit vlerësuan stilin e jetesës së 500 njerëzve për të gjetur se çfarë mund të perceptohet si e mërzitshme nga të tjerët dhe çfarë ndikimi mund të ketë një perceptim i tillë në jetën e njerëzve.

    Pas hulumtimit, studimi – i botuar në Buletinin e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale – zbuloi punët dhe hobit më të mërzitshme. Njerëzit e mërzitshëm u perceptuan gjithashtu si njerëz që shmangnin qytetet e mëdha për të jetuar në qytete të vogla dhe qyteza.

    5 punët më të mërzitshme:

    1. Analiza e të dhënave

    2. Kontabiliteti

    3. Puna që ka të bëjë me taksat/sigurimet

    4. Pastrimi

    5. Puna në bankë

    5 punët më emocionuese:

    1. Artet

    2. Shkencat

    3. Gazetaria

    4. Profesionet e mjekësisë

    5. Mësimdhënia

    5 hobit më të mërzitshme:

    1. Të fjeturit gjumë

    2. Aktivitetet religjioze

    3. Të shohësh TV

    4. Vëzhgimi i kafshëve

    5. Matematika

    Dr. Wijnand Van Tilburg i Departamentit të Psikologjisë u shpreh se njerëzit duhet të largojnë perceptimet e tyre që shkaktojnë stereotipe. Njerëzit e perceptuar si të mërzitshëm mund të përballen me paragjykime. Ai theksoi se asnjë punë nuk duhet të perceptohet si e mërzitshme përsa kohë është e rëndësishme që shoqëria të vazhdojë të funksionojë normalisht.

    Si mund të mos jesh një njeri i mërzitshëm? Këshilla e Anabel është: Thjesht mos i shihni me përbuzje ose paragjykim profesionet ose dëshirat e të tjerëve. Ç’mund të jetë më i mërzitshëm se një njeri i tillë?!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit